“Policia e mësoi aksidentin pas 3 orësh”, Salianji-Ballës për deklaratën e Dumanit: Dilni dhe jepni garanci për qytetarët

04/04/2024 13:00

Deputeti Ervin Salianji bëri replikë në seancën plenare me ministrin Taulant Balla, duke mbështetur deklaratën e sotme të kreut të SPAK, Altin Dumani. 

Dumani tha se SPAK e ka të vështirë të bashkëpunojë me policinë e shtetit, pasi shumë policë janë të përfshirë në krimin e organizuar, dhe kjo përfshirje është në nivele të larta.

Për këtë deklaratë, Salijani i kërkoi Ballës që të dalë dhe të japë garanci qytetarëve, të cilët nuk ndihen të sigurt nga policët.

Ju folët për vdekjen e emigrantëve se policia ishte në krye të detyrës. Por policia i ka gjetur pas 3 orësh. Nëse ndodhin vrasje e kuptojnë se personi ka qenë në kërkim, por e ka gjetur krimi para jush. Zoti ministër duhet të dilni dhe të jepni një garanci për qytetarët shqiptar. Ka një deklaratë të rëndë të drejtuesit të SPAK, Altin Dumanit, që thotë se sidomos në rastet e krimit të organizuar, ne nuk bashkëpunojmë me policinë se ka policë të përfshirë  në nivele të larta. Ka dhjetë vjet që nuk denoncojmë policët por drejtuesit e policisë së shtetit, që i keni vendosur ju, që vendosin nën presion edhe policët e thjeshtë. Për këtë deklaratë, që qytetarët nuk e kuptojnë se ku fillon krimi dhe ku mbaron, se ku është policia e shtetit duhet të dilni dhe të jepni garanci, se nuk ka qytetar që ndihet i sigurt”, tha Salianji.

Top Channel