Foto Ilustruese

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër.

Rreth orës 08:49, në rrugën “Gjuhadol” automjeti me drejtues 29-vjeçarin E.M., ka aksidentuar 70-vjeçarin P. N., i cili po lëvizte me biçikletë.

I moshuari është transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Rreth orës 08:40, në rrugën “Gjuhadol”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 29 vjeç, ka aksidentuar shtetasin P. N., rreth 70 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Shtetasi P. N. është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel