Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola i cili është i njohur për mënyrën e tij të sjelljes me lojtarët duke u bërë kritika për ndeshjen edhe kur është para kamerave, ka folur së fundmi për një rast që pati me sulmuesin Jack Grealish pas barazimit pa gola përballë Arsenalit.
I pyetur nga gazetarët përse i bën këto veprime me lojtarët kur mund të flasë me ta në dhomat e zhveshjes, Guardiola u përgjigj me ironi duke thënë se e bënte për kamerat.
“E bëj për kamerat. Për egon time, unë jam personi më i famshëm i ekipit. Më duhen kamerat për të fjetur me kënaqësi të jashtëzakonshme. Kjo është arsyeja pse, gjithmonë përpiqem të kritikoj lojtarin aty dhe t’i lë të ndiejnë sa keq janë”, vazhdoi Guardiola me ironi para gazetarëve.
Pep Guardiola beantwortet Reporter-Fragen, wie man sie eben beantwortet… oder auch nicht 😂
Nach dem Match of the Week zwischen Man City und Arsenal nimmt sich der City-Coach Jack Grealish nochmal etwas zur Brust und gestikuliert über vorangegangen Spielzüge. 🔥 pic.twitter.com/E9IgsWc66N
— Sky Sport CH (@SkySportCH) April 3, 2024
Top Channel