Një ngjarje tragjike ka ndodhur rreth orës 18:10 të mbrëmjes së sotme (3 prill) në fshatin Pluk të Lushnjës.

Një 22 vjeçar i identifikuar si K.H është gjetur i pajetë nga familjarët e tij në oborrin e banesës.

Sipas policisë, dyshohet se i riu është vetëvarur.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Top Channel