18/11 16:36
Jeremie Frimpong po zhvillon një edicion fantastik, ashtu si edhe Bayer Leverkusen.
Holandezi ka shënuar 11 gola deri më tani dhe ka dhuruar 10 asist në këtë sezon, formë që ka mjaftuar për të tërhequr vëmendjen e disa skuadrave.
Mediet britanike raportojnë se, Manchester City dhe Manchester United janë në krye, me dy klubet që kanë nisur kontaktet me agjentin e lojtarit, që me Leverkusen ka kontratë deri në vitin 2028. /Supersport
Top Channel