Mazhoranca pranon propozimet e Rithemelimit për amnistinë, ministri Manja: U vonua si asnjëherë tjetër nga agjenda politike të turbullta

03/04/2024 19:02

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar pasi grupi parlamentar i PD vendosi të mbështesë amnistinë.

Ai theksoi se do të marrë votat e të gjithë deputetëve në Kuvend, duke lënë të kuptohet se PS do të pranojë tre propozimet e vendosura nga Rithemelimi.

“Përshëndes vendimin e opozitës për të miratuar më në fund Amnistinë Penale, e cila u vonua si asnjëherë tjetër nga agjenda politike të turbullta që e morën peng këtë akt kushtetues mëshire të shtetit, duke dëmtuar afro 700 përfituesit e kësaj aministie.

Me kënaqësi të veçantë konstatova se opozita mbështeti variantin e amnistisë së propozuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria Shqiptare, ku as nuk bëhej fjalë për amnistimin e subjekteve të SPAK-ut e të Gjykatës Speciale.
Së fundmi nuk e fsheh dot kënaqësinë që siç e pata deklaruar publikisht për mediat përpara Kuvendit – kur turbullia e një pjese të parlamentit e bënte aministinë të dukej e pashpresë – Aministia Penale do të marrë të gjitha votat e deputetëve!

Nuk thotë kot populli, i duruari i fituari dhe le të shërbejë ky zhvillim pozitiv edhe për ata që s’kanë pse ikin më nga tavolina e punës, për të marrë rrugë të shkurtra që s’çojnë askund dhe si përfundim për t’i dalë gjatë rikthimit në tavolinë”, shkruan Manja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA