“Alb Bakri”, një kompani që ka si objekt pune shfrytëzimin e vendburimeve të mineraleve të bakrit, është shpallur në likuidim që në vitin 2004.
Por edhe dy dekada më pas kjo kompani vijon të gjenerojë vende pune. Në vitin 2021 ajo kishte në listë pagesë 19 punonjës, dhe po ashtu një administrator dhe katër anëtarë bordi. Nga viti 2019, Alb Bakri, ndonëse nuk kryen asnjë aktivitet që prej vitit 2004, ka përfituar rreth 80 mln nga thesari i shtetit.
Pra mesatarisht kjo ndërmarrje që nuk prodhon asgjë, por deklaron se ka një total detyrimesh prej 816 mln lekësh, shpenzon rreth 20 mln lekë të reja në vit për paga.
‘Unë nuk habitem që ka kompani që funksionojnë për inerci. Mos u habisni që kanë ngelur nga mosfunksionimi i shtetit, nga mos vëmendja. Ai është atje vetëm dhe sa kohë nuk e ngacmon njeri është ok’ u shpreh Rezart Prifti, ekspert ekonomie
Top Channel