“Albkromi” është një tjetër kompani e fjetur që prej vitit 2004. Në bilancet e dorëzuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ajo deklaron se nuk kryen asnjë aktivitet, ama punëson 19 persona.

Siç edhe shihet nga ky dokument, edhe kjo kompani mbahet ende në këmbë nga subvencionet e Ministrisë së Ekonomisë që është edhe pronarja ligjore. Për vitin 2020 Albkromi ka përfituar 11. 5 mln lekë subvencione që kanë shkuar për paga.

Në katër vite, kjo kompani ka përfituar 61 mln lekë mbështetje nga buxheti i shtetit.

“Albminiera” është një tjetër kompani e harruar që gllabëron çdo vit miliona. E shpallur në likujdim në vitin 2015, mesatarisht ajo shpenzon rreth 30 mln lekë në vit për paga dhe sigurime shëndetësore e shoqërore. Ndonëse ka një kapital të nënshkruar prej 470 mln lekë, që përgjithësisht janë asete apo prona të amortizuara ndër vite, kjo kompani deklaron se në vitin 2020 kishte një total detyrimesh prej 590 mln lekë. Pavarësisht këtyre borxheve Albminiera ka përfituar 121 mln lekë transaksione nga thesari i shtetit për periudhën 2019-2024.

‘Shumë prej këtyre shoqërive aksionere që janë në likuidim e sipër duhen mbyllur njëherë e përgjithmonë. Që të reduktojmë sadopak qoftë koston e personelit, qoftë këto shpenzimet e kushtueshme që shkojnë pa gjeneruar asnjë vlerë. Shumë mirë këto fonde mund të rialokohen për arsmin, për shëndetësinë’u shpreh Klodian Muço, ekspert ekonomie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA