E konsideruar një kompani prioritare, në fakt hekurudha shqiptare prej vitesh është e zhytur në borxhe dhe regjistron humbje më të mëdha ndër gjithë kompanitë me pronar shtetin.
‘Ajo duhet mbajtur në konsenrvim sepse kosto e riaktivizmit janë më të mëdha, por për numrin e të punësuarve në kufijtë e groteskut nuk kam çfarë them është çerdhe militantësh që ruajnë kalesa ku treni nuk kalon dhe duhen për zgjedhje’ u shpreh Zef Preçi, ekspert ekonomie.
Në vitin 2021, KLSH auditoi 33 kompani publike dhe rezultoi se një pjesë e tyre nuk kishin aftësi pagese. Ato e kanë humbur objektin e veprimtarisë dhe nuk realizojnë të ardhura për përballimin e shpenzimeve të tyre. Kështu, në vitin 2018, 20 shoqëri rezultuan me një humbje totale prej 880 milionë lekë.
60% të kësaj humbje është regjistruar nga Hekurudha shqiptare, që është rekord për humbjet ndër vite.Ecuria e treguesve ekonomiko-financiare për 4 vitet e fundit 2019, 2020, 2021 dhe 2022, pasqyron një krize likuiditeti. Po ashtu kjo ndërmarrje shtetërore ka miliona euro kredi të papaguara, interesa, fatura për blerje, apo borxhe ndaj hekurudhave të huaja. Aktualisht ky detyrim shkon në vlerën e 38 mln euro.
Top Channel