Pakica serbe në Kosovë është sipas Grupit Ndërkombëtar të Krizave element kyç për afrimin mes Prishtinës e Beogradit.

Në raportin më të fundit të saj, organizata që harton analiza të pavarura dhe këshilla për parandalim, zgjidhje dhe menaxhim të konflikteve, thotë se “Kosova po e fiton betejën për kontrollin e veriut të saj me shumicë serbe, ndërsa shpresat për normalizim mes dy vendeve po shuhen”. Sipas grupit, të dyja palët si dhe mbështetësit e jashtëm, duhet të punojnë për zbutjen e rreziqeve afatshkurtra nga dhuna në veriun e banuar me shumicë serbe.

Institucionet e mbetura serbe në territorin e Kosovës, të cilat i mbijetuan luftës së vitit 1999 dhe pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, thuhet në raport, po shpërbëhen si pasojë e një operacioni paraushtarak të mbështetur nga Serbia në shtator të vitit 2023. “Ndërsa rezistenca e kufizuar e dhunshme mbetet e mundshme, Kosova veriore, e cila shpresonte për autonomi ose bashkim me Serbinë, po i nënshtrohet pa dëshirë autoritetit të Prishtinës.

Këto janë ditë të vështira për pakicën serbe, e ardhmja e së cilës është jetike për afrimin mes Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në raport, i cili përshkruan zhvillimet që nga viti 2021, bojkotimin e institucioneve të Kosovës nga punonjësit serbë në vitin 2022, përleshjet e forcave paqeruajtëse me protestuesit serbë në pranverën e vitit 2023 dhe sulmin e një grupi serbësh të armatosur që vranë një pjesëtar të policisë së Kosovës, me 24 shtator të vitit të kaluar.

Raporti kujton edhe një herë marrëveshjen e pazbatuar që u arrit mes palëve në shkurt dhe mars të vitit të kaluar, e cila parashihte njohjen de facto të Kosovës nga Serbia dhe më shumë autonomi për veriun e banuar me shumicë serbe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA