Gol spektakolar në shtesë, Dinamo mposht Teutën dhe merr vendin e katërt (VIDEO)

03/04/2024 20:13

Një gol spektakolar në kohën shtesë, i shënuar nga braziliani Denisson, i dha tri pikët Dinamos në ndeshjen e prapambetur ndaj Teutës, duke ngjitur “nëndetësen blu” në vendin e katërt të renditjes.

Në “Air Albania” u zhvillua një sfidë mjaft e luftuar nga të dy skuadrat, por në fund u vendos nga një ekzekutim perfekt i Denisson, i cili mori topin nga e majta, hyri drejt qendrës dhe lëshoi një goditje nga distanca, teksa topi i përplas në shtyllën e portës së Vatës, para se të ndalej në rrjetë. (VIDEO)

Festë në kampin dinamovit, që merr kështu fitoren e dytë radhazi dhe ngjitet në kuotën e 42 pikëve në vendin e katërt, pozitë që duhet ta ruajë edhe për 7 javët e ardhshme për të marrë pjesë në “Final 4” për titullin kampion.

Nga ana tjetër Teuta ndalet pas tre humbjesh radhazi, duke mos arritur dot të shkëputet nga zona e ftohtë e renditjes, teksa do të jetë e dënuar të luftojë deri në fund me Laçin për të shmangur zonën Play Out të renditjes./ Supersport

Top Channel