Ekonomisti i ri eksperimenton të jetojë pa ndihmën e parasë, ja si përfundoi … (fotot)

03/04/2024 21:55

Disa thonë se “paraja ngre ujin përpjetë”, por duket se britaniku Mark Boyle e mendonte ndryshe teksa ia kushtoi jetën eksperimentit radikal për të jetuar pa para, pa karta bankare apo forma të tjera finance.

Ekonomisti diplomuar thotë se u frymëzuar nga lideri indian Gandhi, për të dhënë shembullin e ndryshimit në botë.

Kjo pas gjashtë vitesh në punë si menaxher i një kompanie ushqimi në Bristol, në perëndim të Britanisë, ku ai vendosi se nuk donte më të kishte të bënte me “shpikjen e parasë”.

“Po diskutoja me një mik për problemet në botë në 2007, dhe po përpiqeshin të vendosnim se cilës do t’ia kushtonim jetën për të ndihmuar drejt zgjidhjes”, thotë ai për rrjetin CNN.

“Dhe në një moment qartësie, kuptova se rrënja e gjithçkaje ishte paraja, ishte ajo që prishte lidhjen e njerëzve me çdo gjë që ne bëjmë, qoftë në fabrikat e shfrytëzimit, në bujqësinë industriale të hektarëve me kultura të njëjta, apo të industrisë së luftës, kështu që vendosa të përpiqem të bëj pa të.”

Mark shiti shtëpinë e tij në barkë dhe u përgatit për jetën e tij të re, duke kërkuar të blinte një tendë, një kasolle, një rulotë apo çdo tip strehimi tjetër, dhe shpejt u shpërblye nga mirësia njerëzore.

“Nuk prisja të gjej një rulotë, por një grua e sjellshme kishte një të vjetër që nuk i nevojitej më dhe i kushtonte ta mbante, kështu që ma dha”.

Kështu që me një strehë sipër kokës ai u vendos pranë një ferme ku u ofrua të punonte vullnetarisht për tre ditë në javë në këmbim të vendit për të qëndruar, si dhe të merrte perimet që mund të rriste vetë.

Vendasit i dhanë atij një sobë me dru dhe një ngrohëse me gaz për rulotën, bashkë me bashkë me panele diellore.

Mark nisi të gatuante ushqimin e tij në sobën me dru dhe lahej në dushin e improvizuar nga një qese me ujë e varur në pemë që ngrohej nga dielli.

Tualeti tij ishte një vrimë në tokë me një strukturë modeste prej druri rrotull për të mos trazuar ndonjë shëtitës që kalonte aty pranë.

Me xhepat e zbrazur ai nuk kishte nevojë të mbante as çelësa për të mbyllur rulotën  dhe nisi të kishte besim të bota e tij e re.

Ai nuk pinte më kafe në mëngjes pasi ingredientët për mëngjesin e tij mund të mblidheshin vetëm nga bimësia rreth rulotës së tij.

“Tani pij çaj bimësh të egra, nganjëherë me limon dhe luleradhiqe. Janë shumë të ushqyeshme, kanë hekur, kalçium e anti-oksidantë.

Megjithëse nuk ishte e thjeshtë por me sfida e saktifica, jeta për Mark vazhdoi, dhe pas 18 muajsh ai dëshiron të ndryshojë më asgjë.

Mark thotë për rrjetin CNN se nuk ka qenë kurrë më i lumtur apo në formë më të mirë fizike.

“Muajt e parë isha thjeshtë duke kërkuar rrugën time. Nëse mendoni se është e rëndë të ndryshosh banesë apo vendin e punës, imagjinoni të ndryshoni gjithçka përnjeherë. Por për dy muaj unë kisha të gjitha rutinat e mia të përcaktuara sërisht”.

Rrugëtimi radikal i Mark përshkruhet në librin e tij “The Moneyless Man” (Burri pa para), ku detajohen sfidat e tij dhe rruga e vështirë por shpërblyese që përshkoi.

Aty shpjegohet gjithashtu filozofia e motivimit të tij se një shoqëri e lumtur, e drejtë dhe më e sigurte, vjen kur lidhja mes njerëzve nuk motivohet nga paraja.

Aventura e  Mark i ka mësuar shumë atij dhe ka frymëzuar të tjerë, por ai mbetet filozofik për suksesin e tij.

“Ngrihem çdo mëngjes dhe përpiqem të them, çfarëdo të ndodhë, le të ndodhë. Përpiqem ta marr jetën si vjen dhe ta shijoj këtë”.

Ai shton se fitimet nga libri i tij do të shkojnë që krijimin e një “Komuniteti të ekonomisë së lirë”, ku njerëzit të eksperimentojnë së bashku të jetojnë pa paranë./CNN/

FOTO GALERI
3/3
Aty shpjegohet gjithashtu filozofia e motivimit të tij se një shoqëri e lumtur, e drejtë dhe më e sigurte, vjen kur lidhja mes njerëzve nuk motivohet nga paraja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA