Dështon mbledhja e komisionit hetimor për koncensionet në Shëndetësi, PS nuk paraqitet: Vokshi caktoi datën pa u konsultuar

03/04/2024 13:54

Mbledhja e komisionit hetimor për koncensionet në Shëndetësi dështoi këtë të mërkurë.

Kryetarja e komisionit Albana Vokshi kishte thirrur mbledhjen për sot në ora 13.00, por socialistët nuk u paraqitën.

Socialistët pretendojnë se kryetarja e Komisionit Albana Vokshi e ka thirrur mbledhjen pa e caktuar datën dhe pa u konsultuar më parë me ta.

 “Kam njoftuar mbledhjen e sotme te Komisionit sipas procedurave parlamentare dhe ne baze te rregullores. Mbledhja e sotme u thirr sepse deputetet e mazhorancës refuzuan që të pranonin kërkesat për informacion, te cilat ne si opozitë i kishim përgatitur, votuan kundër dhe meqë refuzuan te votonin njoftova dje mbledhjen e Komisionit per sot ne ora 13.30. Është njoftuar edhe ne faqen e Kuvendit. Është një tentative tjetër vonuar për të penguar punën e komisionit për zbardhjen e dy aferave atë të Check up dhe sterelizimin. Mbledhja e sotme bazohet ne rregulloren e Kuvendit, e  kam diskutuar dhe me kryetarin Plarent Ndreca qe te formulonim dhe miratonim një rregullore të posaçme por ata refuzuan. Mazhoranca është në shkelje flagrante të rregullores së Kuvendit. Dua të njoftoj mbledhjen e ardhshme të këtij komisioni ditën e premte ora 11:00”, tha Vokshi gjatë mbledhjes së zgjati vetëm 7 minuta.

“Shkeljet e kryetares së komisionit në drejtim të komisionit shkojnë në pikën, që nuk respekton as rendin e ditës së njoftuar prej vetë asaj. Madje, pavarësisht se kishte vendosur në tavolinë si pikë të rendit të ditës miratimin e datës së mbledhjes së radhës, në shkelje të plotë të detyrës së saj, nuk lejoi vendimmarrjen e komisionit, por e mbylli mbledhjen në mënyrë të njëanshme dhe njoftoj një datë të pa miratuar nga ana e komisionit”, ka reaguar Plarent Ndreca.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA