Tod Boehly u ka kërkuar tifozëve të Chelseat të bëjnë durim, me klubin në vështirësi të vazhdueshme.
Që kur blutë u blenë nga konsorciumi i udhëhequr nga Boehly në Maj 2022 ata kanë shpenzuar më shumë se 1 miliardë paund në merkato, shpenzime marramendëse që nuk janë shoqëruar nga suksesi në fushë, me Chelsean që përfundoi në vendin e 12 sezonin e kaluar, renditja më e keqe për ta në 29 vjet, ndërsa si Thumas Tuchel dhe Graham Potter u pushuan nga Boehly gjatë kësaj periudhe.
Gjërat nuk po ecin më mirë edhe këtë vit, me skuadrën e Mauricio Pochetino në vendin e 11-të pavarësisht një tjetë fushatë të rëndësishme blerjesh në verë. Boehly është përballur me irritimin e tifozëve që shpesh kanë kënduar kore kundër tij në Stamford Bridge, gjithsesi amerikani këmbëngul se ka besim te projekti me afrimin e lojtarëve të rinj, duke pretenduar se Pochetino ka një grup të jashtëzakonshëm në dispozicion por duhet ti lidhë ata në një skuadër, duke rritur kështu presionin mbi trajnerin.
“Ne duhet ta lejojmë procesin të vazhdojë dhe tu japim kohë për tu transformuar nga lojtarë individualoë me talent të jashtëzakonshëm duke u bashkuar në një skuadër, – deklaroi Boehly për prestigjiozen Forbes duke thyer heshtjen në lidhje me përpjekjet e klubit, teksa shtoi, – Lajmi i mirë është që njerëzit interesohen kaq shumë, dhe lajmi i keq është që njerëzit interesohen kaq shumë. Kjo bën që të ketë momente kur ndihen të irrituar me skuadrën dhe pronarët, unë e kuptoj këtë por ne duhet të vazhdojmë në të njëjtin drejtim” .
Deklaratat e tij vijnë teksa klubi është futur në një kurs lufte me tifozët, që akuzuan nëpërmjet një letre publike si atë ashtu dhe bashkëpronarët Behdad Eghbali dhe Jose E Feliciano e kanë kthyer klubin në një kuotë qesharake aksionesh. Pronarët janë paralajmëruar se ekziston rreziku i protestave nga tifozët, teksa në letër shkruhet se ndjesia aktuale mes tifozëve të Chelseat është në minimumin historik si më e ulëta që nga vitet 1980. Në letet nënvizohet edhe irritimi i tifozëve me rritjen e çmimit të biletave, programeve dhe ushqimit në ditët e ndeshjeve, aq më tepër kur klubi është kaq dorëlëshuar në shpenzimet për lojtarët.
Shefi ekzekutiv i bluve Chris Jurasek u përgjigj me një letër të tijën, duke mbrojtur nivelin e komunikimit të klubit me tifozët, teksa pretendoi se rritja e të ardhurave është e nevojshme që Chelsea të konkurrojë me rivalët. Pavarësisht një sezoni të vështirë, blutë janë vetëm 4 pikë larg vendit të 7-të fundit që të çon në Europë në Premier League, me skuadrën e Pochetinos që rikthehet në aksion me një ndeshje të madhe të enjten, teksa pret Manchester United./ SuperSport
Top Channel