Akuzat ndaj vëllait të kryeministrit, Zheji debaton me Lelën: “Balonë tabake” e Gaz Bardhit, po e përdorni si manovër politike

03/04/2024 22:52
Zheji dhe Lela në "Top Story"

Analisti Artur Zheji i ftuar në studion e emisionit “Top Story” me moderatoren Grida Duma në Top Channel, ka debatuar me drejtorin e zyrës së Informacionit të Rithemeliit, Alfred Lelën lidhur me akuzat që Gazment Bardhi ka bërë ndaj Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama.

Artur Zheji tha se Bardhi po i përdor akuza të tilla vetëm si manovër politike dhe se dosja e Xibrakës ishte hetuar njëherë nga drejtësia.
Nga ana tjetër, Lela iu përgjigj duke thënë se nëse një gjë e tillë do kishte ndodhur, atëherë nuk do flitej për një person të paidentifikuar, ndërsa i kërkoi Zhejit që nëse nuk i beson Bardhit, të lexojë dosjen e dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme.

Pjesë nga debati në studio:

Lela: Mënyra sesi i drejtohet Gazment.B. Qëllimi është vrasje karakteriale e atij që ka bërë këtë denoncim. Do të thotë se është i shqetësuar zotëria. Nuk mendoj se është nga ato ngjarje që mund të simulohet. Ne e dimë se pëshpërima e saj ka qenë prej vitesh. Tashmë po del një dokument. Ka qenë denoncim por nuk është ndërtuar kurrë në këtë mënyrë.
Në dijeninë time Bardhi ka çuar padi në SPAK për elementet e reja. Unë them, kush është ai njeri me tagë që ta mbajë veten të paidentifikuar, mendoj se është dikush shumë lart. Janë gjëra që janë ditur në mënyrë informale, Ky dokumenti e formalizon. Berisha ka pasur informacion por nuk ka pasur dosjen e plotë.
Zheji: Mos spekulo, e di shumë mirë që e ka pasur dhe i ka bërë të gjitha denoncimet Berisha.
Lela: Nuk është Berisha ai që ka informacione dhe nuk i nxjerr.
Zheji: Unë e di që e ka patur. Është bërë proces, është riciklim. Ti politikisht je në rregull, por po themi për interesin publik. Nëse Bardhi ka element të ri është në favor të interest publik por shoh manovër për lojë të brendshme politike.
Lela: Nuk beson dosjen apo Gaz Bardhin
Zheji: Bardhin
Lela: Po ti lexo dosjen, mos besoj Bardhin
Zheji: Drejtësia e ka kaluar në filtër, kjo është balonë tabake e Gaz Bardhit
Lela: Drejtësia po ta kishte gjykuar, ai nuk do rrinte i paidentifikuar.

Top Channel