Propozimi i PS për komisionin parlamentar kundër dezinformimit, Gjekmarkaj paralajmëron votën kundër: Tentativa e dytë për të ndërhyrë në lirinë e medias

03/04/2024 17:50
Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj

Agron Gjekmarkaj e ka quajtur “tentativë për të ndërhyrë në lirinë e medias” kërkesën e PS për krijimin e një komisioni të posaçëm për koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri.

Në Konferencën e Kryetarëve Gjekmarkaj paralajmëroi votën kundër, ndërsa thotë: “Kjo është një tentativë për të spostuar diskursin politik nga aferat e qeverisë. Por përtej kësaj, ky propozim është problematik. Vjen si një tentativë e dytë për të ndërhyrë në lirinë e medias. Vjen pas dështimit të paketës antishpifje, një paketë që u kundërshtua fort nga ndërkombëtarët. Ngjan me atë që ka mdodhur në Turqi, mbi fjalën demokraci u bë dhunimi me i fortë i shtyllave të demokracisë. Duhet një reflektim dhe një kujdes i madh.”

Përmes një deklarate për mediet, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, bëri të ditur se Komisioni i Posaçëm do të zbatojë një qasje holistike dhe afatgjatë për adresimin e ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike.

Fjala e plotë e Gjekmarkajt:

Në optikën time Komisioni i posacëm nder te tjera ka si objektiv spostimin e vëmendjes nga retorika politike e momentit! Por e marrim si të mirqenë sikur nuk është ky problemi. Deri sot nuk kemi një raport një analize nga agjensitë ligjzbatuese sa, si e ku është bërë kjo ndërhyrje në vendin tonë! Ne kemi disa agjensi qe kane detyrimin të na informojnë. Nuk do donim që ky pretekst në emer të “ mbrojtjes se demokracise” të shndërrohet në kufizues i demokracisë! Ne dimë plot raste që sulmet demokracive u vine duke përdorur terma e fjalor demokratik. Madje vetë liria është vënë në rrezik nga ata që marrin ne goje si cimcakiz “mbrojtjen e lirise”. Po ka vende si Çekia që janë sulmuar nga propaganda ruse! Nese ndodh në vendin tonë kemi të drejte ta dimë, ku sa si?! Por të tilla situata mbi te cilat mund të mbajmë leksione të gjata me sigurinë vlerat vetë thelbin e demokracisë të përdoren për të kufizuar lirinë e medias. ka patur një tentativë nga kjo qeveri për të bërë një “pakete antishpifje” e cila u kritikua asheper nga institucione e organizata ndërkombëtare. pastaj në këtë presion u la.

Gjithashtu ka plot të dhëna se si kjo qeveri ka kontroll mbi shumë media kombetaere! Ato që më se shumti janë jashte kontrollit te saj janë mediat online për të cilat mund të shfrytëzohet rasti që te vihet mbi to mekanizmi i autocensurës në vit elektoral. Mjaft mirë kujtojmë konceptin e “kazanit” dhe termat fyes per gazetaret te përdorur nga Kryeministri i vendit. Disa media janë goditur drejtperdrejt në vendin tonë. Dua t’ju kujtoj se në emër të demokracisë dhe reformave për njëzet vite në Turqi është sulmuar opozita, mediat, ushtria, elitat, gazetat e gazetarët aqesa u krijua përshtypja e triumfit të autokracise por shoqeria reagoi nuk u thye nuk u mposht duke rikthyer në skenë Opozitën si fituese.

Ne nuk jemi kundër asgjëje që shton sigurine në bashkëpunim me aleatët tanë, por kemi të drejtë të kemi informacion dhe kohe. Ne nuk hezitojmë të bashkepunojmë së bashku për të mirën e përbashkët po ju nuk mund të na vini perballe faktit të kryer për të poshtëruar opoziten dhe nxjerrë atë në dritë të keqe!

Kreu i qeverisë, njëherazi dhe kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama përmes një statusi në rrjetet sociale, u shpreh se ngritja e këtij Komisioni është shumë e rëndësishme.

Top Channel