25/11 16:26
Futbollisti argjentinas, Angel Di Maria duket se ka ndërruar mendje sa i takon rikthimit të tij në klubin ku kishte nisur karrierën Rosario Central.
Vendimi është marrë së fundmi pas kërcënimeve me jetë të bëra nga një grup tifozësh kundër mesfushorit të Benficës.
“Il Fiedo” u kërcënua me jetë nga disa “tifozë” narko-trafikantë, të cilët i kanë thënë se do të kishte plumba në shtëpinë e tij nëse do të rikthehej në Rosario Central për të luajtur.
Tashmë Di Maria është në bisedime me Benfican për të vazhduar kontratën, një skenar që para disa ditësh konsiderohej si tepër i largët.
Gjithashtu, kampioni i botës me Argjentinës ka marrë oferta edhe nga Arabia Saudite dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Top Channel