Marco Silva tregon pse la jashtë skuadrës Brojën: E doja me çdo kusht te Fulham, por tani …

02/04/2024 13:50

Fulham u përpoq dhe dështoi të blinte Armando Brojën nga Chelsea në gusht.

Gjithsesi, qendërsulmuesi shqiptar u bashkua me londinezët në janar (është i huazuar), por nuk ka gjetur shumë hapësira te skuadra e re.

Trajneri i Fulham, Marco Silva, ka folur për situatën jo të mirë në të cilën ndodhet sulmuesi shqiptar: Ka qenë e vështirë për të dhe ka qenë e vështirë për mua gjithashtu. Unë isha përgjegjësi kryesor që ai të vinte në këtë klub futbolli. Unë u përpoqa shumë që ai të ishte këtu. Më duhet të them se verën e kaluar u përpoqa ta nënshkruaj kur e shitëm Mitrovicin. Broja është një lojtar që e vlerësoj shumë. Ai ka të gjitha aftësitë për të luajtur në nivelin më të lartë.

Ndeshjet e fundit i kemi pasur të gjithë në dispozicion. Issa Diop, për shembull, ka qenë një lojtar titullar kaq shumë herë këtë sezon dhe tre ndeshjet e fundit ishte gjithashtu jashtë listës së skuadrës. Askush nuk flet për këtë sepse ai nuk është lojtar i Chelseat. Ka qenë më e vështirë për Armandon, me gjithë ambicien e tij për të luajtur. Kur shkon për huazim në ditët e fundit të merkatos, pritet që lojtari të vijë dhe të ketë ndikim. Por kur ke një sulmues që shënon gola siç ka shënuar Muniz, kjo nuk është duke u dhënë shanse të tjerëve.

Top Channel