Liverpool pa trajner në fund të sezonit, shfaqet favoriti për të zëvendësuar Jurgen Klopp

02/04/2024 20:51

Liverpool në fund të këtij sezoni do të jetë pa një trajner në pankinë. Jurgen Klopp njoftoi muaj më parë se kavendosur t’i japë fund rrugëtimit të tij 9 vjeçar në krye të pankinës së klubit anglez.

Një numër trajnerësh janë përfolur si emra të mundshëm për të zëvendësuar Kloppin por së fundmi po përflitet më së shumti emri i trajnerit të Sportingut të Lisbonës, Ruben Amorim i cili besohet se ka shumë “admirues” brenda Anfield.

Amorim ka nisur punën si trajner në vitin 2018, por ka fituar pesë trofe në Sporting që nga ardhja e tij në vitin 2020 dhe vlerësohet si një nga trajnerët taktikisht më të zgjuar në futbollin botëror.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA