![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/07/MixCollage-26-Jul-2024-09-37-PM-482-800x450.jpg)
Lady Gaga, paradë mode dhe… Minions/ Emocione pafund në “Paris 2024”, ceremoni spektakolare e mbajtur në lumin Sena (Foto)
26/07 21:38
Juventus hodhi një hap të sigurt drejt finales së Kupës së Italisë duke qenë se mposhti Lazion me rezultatin 2-0.
Bardhezinjtë e drejtuar nga trajneri Massimiliano Allegri nuk gabuan në shtëpi, teksa iu falën golave të Chiesës dhe Vlahovic të shënuar në fraksionin e dytë të lojës.
Sulmuesi italian shënoi pas një asisti të Cambiasos, ndërsa serbi lëvizi bukur në zonë dhe me një të majtë teknike shkundi rrjetën e kryeqytetasve. Ndeshja e kthimit luhet në Olimpico më datë 23 prill, ku sigurisht torinezët nisen të favorizuar dhe nëse e prekin finalen do të përballen me fituesin e çiftit tjetër gjysmëfinal, Fiorentina-Atalanta.
Top Channel