1 Prilli i 2024-ës shënoi çeljen zyrtarisht të basteve sportive online.
Duke filluar nga e hëna që lamë pas, çdo subjekt i interesuar për këtë aktivitet dhe që plotëson kriteret ligjore do të mund të aplikojë për t’u pajisur me licencë. Në total do të jepen 10 licenca me afat 10-vjeçar, me secilën prej tyre do të mund të hapen një mijë njësi bastesh.
Në garë për licencën do të marrin pjesë vetëm ato kompani që kanë ushtruar aktivitet në jo më pak se 3 shtete të BE/OECD dhe për jo më pak se 3 vjet.
Për të aplikuar kompania duhet të ketë kapital themeltar 40 milionë lekë, ndërkohë tarifa e licencimit për ushtrimin e këtij aktiviteti është 400 milionë lekë.
Qeveria planifikon të mbledhë 2 miliardë lekë të ardhura në vit nga rihapja e basteve sportive, para të cilat do të derdhen në një fond të posaçëm për zhvillimin e sportit.
Top Channel