Gjendet i vdekur irakeni që dogji demonstrativisht Kuranin në Suedi, thonë mediat (video)

02/04/2024 15:33

Lajme shokuese të publikuara sot thonin se refugjati iraken anti-islam Salwan Sabah Matti Momika, është gjetur i vdekur në Norvegji.

Momika njihej për organizimin e demonstrimeve provokuese në Suedi ku ka djegur publikisht librin e shenjtë musliman Kuranin.

Vetëm disa ditë më parë Momika tregonte se kishte në plan të kërkonte azil në Norvegjinë fqinje pasi kishte marrë një urdhër deportimi nga Suedia.

Veprimet e 37 vjeçarit kishin sjellë zemërim ndërkombëtar ndaj Suedisë dhe shkaktuan trazira në vendet me shumicë muslimane.

Rrjeti italian Radio Genoa dha sot fillimisht lajmin se 37-vjecari është gjetur i vdekur, por njoftimi më vonë u fshi në pritje të konfirmimeve të mëtejshme. Sipas raportimit ai eshte gjetur i vdekur ne shtepine e tij, ndersa detajet ajne ende te pakta.

Momika kishte shprehur frikë për jetën në rast të kthimit në Irak, çka i solli zgjatjen e lejes së qëndrimit në Suedi deri në 16 prill 2024.


Në një intervistë me rrjetin vendas ‘Expressen’, Momika shprehu dëshirën për t’u vendosur në Norvegji, duke kritikuar dhe politikat e azilit në Suedi.

Ai tha: “Suedia pranon vetëm terroristë që u jepet azil e mbrojtje, kurse mendimtarëve e filozofëve u jepet urdhri i largimit”.

“Dashuria ime për popullin suedez mbetet e njëjtë por sot nisem për në Norvegji nën mbrojtjen e autoriteteve norvegjeze. Do të vazhdoj përpjekjen time kundër Islamit edhe kam paguar dhe vazhdoj të paguaj çmimin. Jam gati për këtë”, shkruante Momik në rrjetin X.

Djegia e Kuranit nga Momika tërhoqi vëmendje në mediat botërore dhe nxiti hetimet e autoriteteve suedeze për nxitje urrejtjeje ndaj grupeve etnike.

Veprimi solli kritika nga Turqia e cila në kundërpërgjigje ndaloi procesin e aderimit të vendit në aleancën ushtarake të NATO-s.

Ende nuk ka konfirmim të gjerë për lajmin e vdekjes së provokuesit anti-islam.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA