Fulham luan në transfertë, trajneri portugez merr vendimin për Armando Brojën

02/04/2024 21:22
Fulham new signing Armando Broja

Fulham luan në transfertë ndaj Nottingham Forest, sfidë e vlefshme për Premier League.

Trajneri Marco Silva ka dërguar sërish në tribunë Armando Brojën. Për sulmuesin shqiptar kjo është e treta ndeshje radhazi që përfundon në tribunë duke mos ia dalë që të grumbullohet e të qëndrojë në gatishmëri për t’u futur në lojë nga stoli.

Silva preferon titullar Rodrigo Muniz ndërsa në stol është rikthyer Raul Jimenez. Silva e theksoi para disa ditësh se nuk ka vend për tre sulmues në skuadër dhe në këtë formë, i sakrifikuari është Armando Broja.

Top Channel