Trepça triumfon në Vlorë/ Skuadra nga Mitrovica fitoi ligën unike përballë Yllit të Suharekës

01/04/2024 15:57

Trepça është ekipi fitues i Ligës Unike në basketboll për meshkuj.

Aktiviteti i zhvilluar tashmë si për traditë në qytetin e Vlorës edhe në kuadër të nismës ”Vlora, qyteti Europian i Sportit 2024”. Një ndeshje me rivalitet dhe emocione deri ne fund te takimit mes Yllit te Suharekës dhe Trepçës të Mitrovicës pasi kishin siguruar kalimin ne finale.

Në Ligën Unike morën pjesë 8 skuadra, katër nga Shqipëria dhe katër nga Kosova me Trepçën dhe Yllin që luajtën ndeshjen finale, ndeshje e cila u zhvilluar në pallatin e sportit në Vlorë ku nuk kane munguar edhe sportdashësit e shumtë duke krijuar një atmosferë festive. Ndeshja ka dhuruar emocione dhe rivalitet. Skuadra e Yllit ka kryesuar ne fillim dhe deri ne 10 minutat e fundit por me vetëm pak pikë avantazh.

Në 10 minutat e fundit emocionet kanë qenë të shumta me të dyja ekipet që barazojnë herë pas here shifrat por vetëm një kosh për tre pike ne sekondat e fundit i jep fitoren Trepçës ne shifrat 67-66.

Pas ndeshjes drejtori i klubit të Trepçës Izet Tahiri dhe kapiteni i Trepçës, Liridon Hajrizi janë shprehur të lumtur me këtë trofe që fitohet në Vlorë në një qytet të lidhur ngushtë me Mitrovicën.

Trajneri i Yllit të Suharekës, Petar Mijoviç është shprehur i zhgënjyer me humbjen në fund, në një ndeshje që e kane udhëhequr deri pak përpara atij 3-pikëshi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA