Muaji i Ramazanit ka hyrë nga fundjava që shkoi në 10-ditëshin të fundit dhe njëkohësisht ndër më të rëndësishmit të këtij muaji për agjëruesit, ku brenda ndodhet nata e madhe e Kadrit, për të cilën askush nuk ka një dijeni të saktë edhe pse sipas matjeve të bëra, mendohet që do të jetë të premten e 5 prillit.
Janë pikërisht këto ditë ku besimtarët impenjohen edhe më tepër për të përfituar nga ditët e fundit të këtij muaji të shenjtë. Kështu skuadra e Tiranës e shoqëruar me një grup tifozësh, vizitoi xhaminë e Selitës në kryeqytet, të pritur nga hoxha Ahmed Numanaj, dikur vetë ish futbollist i klubit kryeqytetas.
Pas shkëmbimit të disa ideve, pyetjeve e kurioziteteve të disa prej lojtarëve të klubit bardheblu që ishin të pranishëm atje, së bashku lojtarë e disa tifozë shkuan për të falur Namazin dhe më pas për të vazhduar iftarin.
Një ritual tashmë kjo për këta të rinj të cilët, paralelisht me angazhimet sportive duket se vazhdojnë të rezistojnë dhe respektojnë fenë e tyre sado e madhe të jetë sakrifica.
Top Channel