Sistemi ‘famëkeq’ i përgjimit, Polonia kërkon hetimin e disa ish-zyrtarëve të lartë shtetërorë, çfarë po “kurdiset”?

01/04/2024 20:32

Polonia ka njoftuar sot hapjen e hetimeve mbi përdorimin e ish-zyrtarëve shteterorë të sistemit famëkeq të përgjimit Pegasus, teksa komisioni parlamentar kërkon ngritjen e akuzave kriminale për disa ish-zyrtarë.

Adam Bodnar, ministri ri i drejtësisë tha për rrjetin Guardian se në muajt në vijim do të njoftohen zyrtarët që janë bërë objekt përgjimesh me Pegasus, që sipas ligjit polak mund të kërkojnë kompensim financiar ose të ngrenë padi kriminale.

“Brenda dy muajsh do të kemi njohurinë e nevojshme për mënyrën se si është përdorur pajisja dhe për çfarë qëllimesh”, tha Bodnar.

Në lidhje me veprimet e mundshme ligjore ai shtonte: “Nuk e dimë se kush do të akuzohet … apo nëse hetimet do të shkojnë në drejtim të disa ministrave apo zyrtarëve të sigurisë”.

Pegasus është një aparat i fuqishëm përgjimi i krijuar kompania izraelite e sigurisë Israeli NSO dhe është përfshirë në disa skandale përgjimi të zyrtarëve dhe bandave kriminale. Mjeti besohet se mund të marrë kontrollin e aparateve celulare duke marrë të dhënat e komunikimeve apo dhe ta kthejë atë në një aparat regjistrimi.

Në 2021, disa media kërkuan sipas ligjit të lirisë së informacionit, numrat e telefonëve të shënjestruar nga ky program përgjimi në vende të ndryshme, dhe siç rezultoi ai ishte përdorur kundër qeveritarëve te shumte, mediave, shoqërisë civile, madje dhe kundër kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orbán.

Po atë vit një hetim mbi përdorimin e Pegasus in Poloni zbuloi përdorimin e tij ndaj partisë Platforma Civile që tashmë ka ardhur në pushtet, thonë zyrtarët atje.

Koalicioni i drejtuar nga Donald Tusk fitoi zgjedhjet në vjeshtë në Poloni dhe tani po heton ish-zyrtarët e djathtë të Ligj e Drejtësi, teksa viktima e parë e hetimeve pritet të jetë guvernatori aktual i bankës qendrore të Polonisë, Adam Glapiński, i cili pritet të largohet nga posti prej qeverise se re.

Ministri Bodnar i emëruar nga Tusk shtoi se lista e personave të përgjuar për momentin është konfidenciale por disa nga emrat janë bërë tashmë publikë.

“Për arsye se Pegasus është përdorur gjithashtu për qëllime të ligjshme në hetime kriminale, nuk mund të publikojmë të gjithë listën e numrave të shënjestruar”, tha ai.

Bodnar shtonte se ata që vinin në përdorim Pegasus kishin një autorizim nga gjykata por jo për pajisjen e saktë që do të përdornin. Ata nuk e dinin se të gjitha të dhënat shkonin në Izrael.

Autoritete besojnë se përdorimi i Pegasus ndaloi në fund të vitit 2021, pas përhapjes së skandalit të përgjimeve në media, ku u zbulua se një numër objektivash ishin prositur nga grupi NSO, që është një shkelje sigurie.

Hetimi parlamentar bën thirrje që shumë figura të partisë së djathtë PiS të japin dëshmitë e tyre, përfshi dhe liderin e vjetër Jarosław Kaczyński./TheGuardian/

FOTO GALERI
3/3
Hetimi parlamentar bën thirrje që shumë figura të partisë së djathtë PiS të japin dëshmitë e tyre, përfshi dhe liderin e vjetër Jarosław Kaczyński

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA