Punime nga kantieri i Portit të Ri Turistik në Durrës, Rama: Plazhi i ri ofron një vendpushim cilësor dhe largon ndotjen nga zona

01/04/2024 11:40

Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë pamje nga kantieri i Portit të Ri Turistik në Durrës.

Sipas kryeministër nga këto punime po merr formë plazhi i ri i cili do mundësojë hapësira për vendpushim cilësor, po ashtu do i japë fund edhe zonës së ndotur nga aktivitetet tregtare.

“Mirëmëngjesi dhe me kantierin e Portit të Ri Turistik në Durrës, ku po merr formë plazhi i ri që jo vetëm do të ofrojë një tjetër hapësirë jete si vendpushim cilësor, me njësitë e shërbimit, hotelet, apartamentet dhe aksesin 24/7 për turistët e huaj e për vizitorët nga Shqipëria, po edhe do të shërojë një gangrenë të rëndë mjedisore në atë zonë të ndotur nga aktiviteti tregtar pa asnjë standard mjedisor prej shumë dekadash, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA