Florian Marku pëson humbjen e parë në boksin profesionist.
Boksieri shqiptar u përball të dielën në mbrëmje me Chris Kongon për titullin IBO Interkontinental, në kategorinë Welter, por nuk ia doli të ruajë ecurinë pozitive.
Marku e nisi mjaft mirë ndeshjen, sidomos në dy raundet e para, ku pati një epërsi të lehtë, por me kalimin e kohës ishte Kongo ai që nisi të shfrytëzojë shtatlartësinë për t’u lidhur pas shqiptarit, apo për të lëshuar goditje nga larg.
Vlen të theksohet se Markut iu hoq një pikë për goditje të parregullt pas koke, teksa vendimi i arbitrave ishte unanim në favor të Chris Kongos, i cili mori fitoren e 15 në karrierë.
Florian Marku është padyshim ndër boksierët më të famshëm shqiptarë dhe mbështetja për të nuk mungoi në “O² Arena”, e cila ishte ngjyrosur kuqezi mbrëmjen e të dielës. /Supersport
Top Channel