“Molla e sherrit” një vajzë, zbulohet shkaku i debatit mes të rinjve në Shkozë,18-vjeçari u vra me thikë në zemër! 16-vjeçarja ishte e lidhur me…

01/04/2024 10:13

Aureljo Dervishi është 18-vjeçari mbeti i vrarë një natë më parë në Shkozë, pas sherrit mes grupeve të të rinjve.

Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, “molla e sherrit” ka qenë një vajzë, e cila dikur ishte lidhur me shokun e agresorëve dhe më pas kishte nisur një marrëdhënie me shokun e viktimës me të cilin ndodhej në të njëjtën makinë kur ndodhi vrasja.

Dervishi në momentin e përplasjes ka qenë me personin që ka konflikt dhe një shokun e tij. Mësohet se ata janë ndeshur në rrugë me agresorët dhe ka nisur konflikti fizik.

Duke qenë se viktima ishte i fuqishëm fizikisht nuk e kanë mundur me grushte, e kanë goditur me thikë në zemër.

Mësohet se të arrestuarit të dyshuar si autorët e ngjarjes, Fensis Shehu, 20 vjeç, dhe tre të mitur të moshës 16 vjeç, 16 vjeç, një 15 vjeç janë nga Farka.

Dyshohet se ishte 15-vjeçari, njëri nga 4 të shoqëruarit që qëlloi me thikë viktimën. Sipas informacioneve, 16-vjeçarja, e dyshuar si ”molla e sherrit” ishte në makinë me 18-vjeçarin, i cili mbeti viktimë.

Viktima Aureljo Dervishi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA