Konflikt gjatë natës në Komunën e Parisit, plagoset rëndë me thikë një 40-vjeçar
01/04/2024 08:33
Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë me thikë gjatë një konflikti gjatë natës në Komunën e Parisit në Tiranë.
I plagosuri u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës, ndërkohë që policia ka shoqëruar në komisariat disa persona të përfshirë në sherr.
Mendohet se shkak konflikti ka nisur për motive banale.
Top Channel