Izrael, protesta masive anti-qeveritare: Tubuesit përleshen me policinë!

01/04/2024 11:52

Dhjetëra-mijëra izraelitë u mblodhën përpara parlamentit në Jeruzalem në protestën më masive antiqeveritare që prej fillimit të luftës me Hamasin në muajin tetor.

Tubuesit kërkuan largimin e Beniamin Netanyahut dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja, ndërsa insistuan që qeveria të arrijë një marrëveshje për lirimin e personave që ende mbahen peng nga grupi islamim në Gaza. Protesta mori shpejt kthesë të dhunshme e demonstruesit anti-qeveritarë u përleshën me policinë, një tjetër shenjë kjo e ndasisë që ka pllakosur shoqërinë izraelite pas shpëthimit të konfliktit.

Hamas vrau rreth 1200 vetë gjatë sulmit të 7 tetorit dhe mori peng 250 të tjerë. Afro gjysma e pengjeve u liruan gjatë një armëpushimi të përkohshëm njëjavor në nëntor, por përpjekjet e vazhdueshme të ndërmjetësve ndërkombëtarë për të siguruar një marrëveshje tjetër armëpushimi, kanë dështuar. Netanjahu është zotuar ta shkatërrojë Hamasin dhe të kthejë të gjitha pengjet. Por këto synime nuk janë realizuar dhe familjet e pengjeve druhen se nuk ka mbetur shumë kohë për t’i shpëtuar ata.

“Ne duam zgjedhje të reja sa më shpejt që të jetë e mundur. Bibi Netanyahu nuk po e bën punën e tij, ai po e rrëzon vendin tonë në cdo drejtim. Duhet ta zëvëndesojmë sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha protestuesi Raphael Malinovize.

“Është e qartë se kryeministrin tonë po e udhëheqin interesat personale. Është koha që ai dhe qeveria të punojnë për të gjithë njerëzit, për të rikthyer pengjet, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë ne. Është i pabesueshëm dëmi që është bërë në gjysmë viti që prej masakrës së tmerrshme të 7 tetorit. Qeveria aktuale po na rrëzon”, tha protestuesi Itay Ater.

Organizatorët u zotuan të vazhdojnë demonstratat. Ata i kërkuan qeverisë të shpallë zgjedhje të parakohshme gati dy vjet përpara afatit. Netanjahu, në një fjalim televiziv para kombit përpara se t’i nënshtrohej një operacioni për hernien diskale të dielën, tha se e kuptonte dhimbjen e familjeve të pengjeve, por shtoi se   thirrja e zgjedhjeve të reja do të paralizonte Izraelin për gjashtë deri në tetë muaj dhe do të ngrinte bisedimet për pengjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA