FOTO/ U vra pas sherrit mes të rinjve në Shkozë, kush është 18-vjeçari që nuk u mbijetoi plagëve një natë më parë

01/04/2024 10:07

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e Shkozës në Tiranë, ku një 18-vjeçar humbi jetën pasi u qëllua me thikë.

Ai është identifikuar si Aureljo Dervishi, i cili ndërroi jetë rrugës për spital, pasi nuk arriti t’i mbijetonte plagëve.

Policia ka arritur të identifikojë dhe të shoqërojë në polici katër persona të përfshirë në konflikt, të cilët janë ende duke u marrë në pyetje.

Ata janë Fensis Shehu, 20 vjeç, dhe tre të mitur të moshës 16 vjeç, 16 vjeç, një 15 vjeç.

Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat konflikti ka ndodhur mes disa të rinjsh të cilët kanë qenë duke lëvizur me dy automjete.

18-vjeçari ka marrë plagë thike, por nuk ka mundur që të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar me dy makina te ndryshme, dhe janë përballur dhe konfliktuar më pas. Viktima ka qenë pasagjer në një prej mjeteve.

Njoftimi i plotë i policisë për ngjarjen:

Identifikohen dhe shoqërohen në ambientet e Policisë, 4 autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Shkozë. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një konflikt të çastit me mjete prerëse mes disa personave, ku si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën shtetasi A. D., 18 vjeç, ju informojmë se:

Janë identifikuar, kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasit F. Sh., 20 vjeç, dhe tre të mitur të moshës 16 vjeç, 16 vjeç, një 15 vjeç, dhe po punohet per dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Nga veprimet paraprake hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas mbrëmjen e djeshme, duke qarkulluar me automjet, janë konfliktuar per motive të dobëta me shtetasit që ndodheshin në automjet me 18-vjeçarin. Më pas konflikti ka agravuar me mjete prerëse, ku është goditur me thikë 18-vjeçari, i cili si pasojë e dëmtimeve, ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA