Një 25-vjeçare e quajtur McKenna Kindred, e cila ndërkohë që ushtronte profesionin e saj si mësuese në shkollën e mesme Central Valley në shtetin e Uashingtonit, kryente marrëdhënie seksuale me studentin e saj 17-vjeçar.
Madje ajo e merrte dhe tek shtëpia e saj, ndërkohë që bashkëshorti ishte larg për gjueti.
Mësuesja 25-vjeçare nuk u dënua me burg, vendimi i gjykatës parashikon dy vjet nën mbikëqyrje, një gjobë prej 700 dollarësh dhe përfshirjen e saj në listën e të dënuarve për keqbërës seksualë për 10 vjet. 25-vjeçarja u deklarua fajtor për sjellje të pahijshme me një të mitur dhe komunikim me të mitur për qëllime imorale.
Marrëdhënia e mësueses filloi në qershor të 2022, kur i mituri hapi llogarinë e tij në Instagram dhe të dy filluan të shkëmbenin mesazhe. Marrdhënien e parë seksuale e patën në nëntor të të njëjtit vit në shtëpinë e saj, ndërkohë që burri i mësueses ndodhej për gjueti.
Një muaj më vonë, miqtë e 17-vjeçarit i dorëzuan drejtorit të shkollës foto dhe mesazhe të shkëmbyera mes nxënësit dhe mësueses.
Në mesazhe mësuesja dhe djali shkruanin: “Të dua në dhomën time”, “kur vajzat e tjera flasin për ty në klasë, po çmendesha”, “Dua të më prekësh kudo” .
Mësuesja u vendos në pushim të detyruar në dhjetor 2022 dhe përfundimisht dha dorëheqjen në 2023. Nëna e djalit pretendoi “shpërdorim të pushtetit” nga mësuesja, duke pretenduar se fëmija nuk ishte në gjendje të bënte detyrat e shtëpisë dhe ishte prekur nga ana sociale dhe emocionale.
Top Channel