Donte të mbante ligjëratë në xhaminë e shqiptarëve në Zvicër, ndalohet në kufi predikuesi ekstremist islamik! Konsiderohet si një…

01/04/2024 09:57

Një predikues ekstremist islamik është ndaluar nga autoritetet zvicerane në kufirin zvicerano-gjerman, në Biel.

Abu Alia më herët kishte njoftuar në Instagram se të Shtunën e Shenjtë donte të mbante një ligjëratë në një xhami të shqiptarëve në Biel dhe kjo bëri bujë në rrjetet sociale. Predikuesi nuk arriti të mbante dot këtë ligjëratë pasi Zyra Federale e Policisë Zvicerane (Fedpol) ia ndaloi hyrjen në kufi.

Predikuesi salafist Abu Alia al-Yunani, emri i vërtetë i të cilit është Efstathios Tsiounis, është një predikues mysliman nga Gjermania me rrënjë greke. Ai është klasifikuar si radikal nga shumë ekspertë dhe ka qenë i lidhur me disa organizata radikale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA