Barazimi me Arsenal, Guardiola: Liverpool, favorit për të fituar titullin!

01/04/2024 07:23

Pas barazimit pa gola ndaj Arsenal, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola zbulon favoritin për të fituar titullin e Premier League këtë sezon sipas tij,

Në prononcimin e dhënë për mediet pas këtij takimi, Guardiola u shpreh se kryesuesit e renditjes janë gjithmonë favoritët për të fituar titullin.

“Gjithmonë kush është i pari është favorit, i dyti është Arsenali dhe ne jemi të tretët”-deklaroi Pep Guardiola.

Momentalisht, Liverpool kryeson me 67 pikë, Arsenal renditet në vend të dytë me 65 pikë, teksa Manchester City në vend të tretë me 64 pikë. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA