Statistika mbijetese, Allegri karikon Juven: “Luftë” deri në fund për Championsin

31/03/2024 10:15

Moment i keq dhe i vështirë për Juventusin. Skuadra e Max Allegrit zhvilloi një performancë të dobët përballë Lazios.

Bardhezinjtë humbën 1-0 në Olimpico, me Igor Tudor që debutoi me fitore në pankinën e Lazios.

Vetëm 7 pikë ka grumbulluar Juventusi në 9 ndeshjet e fundit në Serie A: statistika për një ekip që lufton për mbijetesën…

Milani i vendit të dytë është larguar me 6 pikë, Bologna është shumë afër, teksa po vijnë edhe Roma e Atalanta.

Për fat të mirë kemi ende distancë me vendin e pestë. Do të luftojmë për kualifikimin në Champions deri në fund.

Le të fokusohemi te Kupa e Italisë“, u shpreh trajneri Allegri. Dhe sërish Lazio përballë, tashmë në gjysmëfinalet e Kupës./ Super Sport

Top Channel