23/12 21:18
Moment i keq dhe i vështirë për Juventusin. Skuadra e Max Allegrit zhvilloi një performancë të dobët përballë Lazios.
Bardhezinjtë humbën 1-0 në Olimpico, me Igor Tudor që debutoi me fitore në pankinën e Lazios.
Vetëm 7 pikë ka grumbulluar Juventusi në 9 ndeshjet e fundit në Serie A: statistika për një ekip që lufton për mbijetesën…
Milani i vendit të dytë është larguar me 6 pikë, Bologna është shumë afër, teksa po vijnë edhe Roma e Atalanta.
“Për fat të mirë kemi ende distancë me vendin e pestë. Do të luftojmë për kualifikimin në Champions deri në fund.
Le të fokusohemi te Kupa e Italisë“, u shpreh trajneri Allegri. Dhe sërish Lazio përballë, tashmë në gjysmëfinalet e Kupës./ Super Sport
Top Channel