Katedralen e Shën Palit në Tiranë e vizituan edhe politikanët bashkë me përfaqësues të komuniteteve fetare të cilët dhanë mesazhe në këtë ditë të shënuar për besimtarët katolik.
Kryeministri Edi Rama përmes kësaj fotoje përcolli urimin për pashkën katolike.
“Me një urim të veçantë, për shumë vjet me zemër të mirë Pashkët”, shkuan kryeministri.
Kremtimi i Pashkëve thotë kreu PD Lulëzim Basha shënon triumfin e të mirës mbi të keqen, të dritës mbi errësirën, të shpresës mbi dëshpërimin. Në këto kohë të vështira, thotë ai drita e shpresës dhe kurajos ndeztë në zemrat dhe mendjet e çdo familje shqiptare besimin se ditë më të mira na presin.
Nga shtrati i spitalit në QSUT ku po merr trajtim mjekësor pas ndërhyrjes kirurgjikale që kreu një ditë më parë, urojë Pashkën edhe kryetari bashkisë Tirane Erion Veliaj.
“Lepurushi i vogël Kajan na solli vezët e Pashkës në spital sot! Gëzuar Pashkën, dashuri dhe shëndet të gjithëve” shkruan ai.
Top Channel