I vuri qëllimisht zjarrin koshave me mbetje urbane, arrestohet 24- vjeçari në Gjirokastër
31/03/2024 16:12
Një 24-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Gjirokastrës, pasi mbrëmjen e djeshme i ka vënë qëllimisht zjarrin koshave me mbetje urbane.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan shtetasin Dh. M., 24 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:30, në lagjen “Granicë”, i ka vënë qëllimisht zjarrin, koshave me mbetje urbane”, bën me dije policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Top Channel