Britania e Madhe pritet të ndryshojë ligjin që i hap rrugë publikimit vjetor të një renditje sipas nacionaliteteve të të huajve të përfshirë në krime.
Inicuesi ndryshimeve ligjore është ish ministri i dorëhequr i emigracionit Robert Jenrick, një zë i ashpër brenda konservatorëve, me propozime radikale kundra të huajve, në vendin ishull.
Renditja e tabelës të huajve të përfshirë në krimeve sipas nacionaliteve do të jetë e njëjtë me këtë tabelë e cila publikohet çdo vit nga Danimarka.
“Ne nuk mund të shpresojmë të ndreqim sistemin tonë të emigracionit pa kuptuar së pari se kush është problemi. Debati kombëtar për emigracionin ka mangësi kur flasim për të dhëna qofshin ato në aspektin ekonomik apo impaktin që ka emigracioni” deklaroi Robert Jenrick në një intervistë për Daily Telegraph.
Sipas ish ministrit të emigracionit “është një shqetësim në rritje se si Britania e Madhe po kthehet në një importuese krimi në mënyrë të veçantë të krimeve të dhunshme, atyre me karakter seksual përfshi prodhimin e drogës.
“Ne duhet të jemi transparentë me publikun dhe publiku duhet ta dijë çfarë po ndodh dhe për nevojën e ndryshimeve ligjore përballë kësaj situate” ka theksuar ai.
Ky ndryshim ligjor i mbështetur edhe nga disa deputetë të tjerë konservator nëse miratohet do të ketë edhe një efekt tjetër.
Qeveria pasi të ketë tabelën me renditjen e të huajve të përfshirë në krime në Britaninë e Madhe, pritet të ashpërsojë regjimin e vizave për vendet nga kjo listë.
National Crime Agency Agjencia Britanike Kundra Krimit të Organizuar ka mbërritur në përfundimin “se një numër i konsideruar shtetasish shqiptarë të mbërritur në ilegalisht në Britaninë e Madhe punësohen nga grupet kriminale shqiptare”.
Shifrat tregojnë se aktualisht në burgjet angleze dhe ato në Uells janë si të dënuar apo në paraburgim 1,475 shqiptarë duke u renditur në vend të parë mes nacionaliteteve të tjera.
Kjo e dhënë sugjeron se në listët vjetore angleze për krimet sipas nacionaliteve të huaja është e pashmangshme renditja e shqiptarëve.
Top Channel