Exclusive/ “Diplomën ta kesh jo si medaljon”, lehtësia për t’u bërë deputet në Shqipëri, mungesa e një kriteri arsimor për të hyrë në Kuvend

31/03/2024 21:40

Emisioni Exclusive në Top Channel/ “Betohem me nderin tim se do të kryej me ndërgjegje detyrën si deputet i popullit në Kuvend. Do të përfaqësoj denjësisht popullin, do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve, do të mbroj lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, do të respektoj dhe do të mbroj të drejtat dhe liritë e shtetasve dhe do të punoj me të gjitha fuqitë e mia për përparimin e Atdheut dhe mirëqenien e popullit tim.” 

Por, para se deputeti të bëjë betimin…cilat janë kushtet për të mbërritur aty ?

Parimisht, nuk duhet të jetë dhe kaq e lehtë, për sa që flasim për një pozicion përfaqësues dhe një përfaqësuesi i takon të jetë sa më gjithëpërfshirës.

Sigurisht, dihet se nuk ka një institucion akademik që të përgatit për një diplomë « deputeti » por disa kushte duhet të jenë sidoqoftë mbi formimin dhe  personalitetin e këtyre njerëzve që aspirojnë për këtë pozicion.

Faktikisht, e thënë me pak fjalë, mund të jesh deputet edhe pa shkollë. Me fjalë të tjera, edhe deputet edhe pa diplomë.

Neni 45 i Kushtetutës dhe neni 72 i kodit zgjedhor shprehin qartë dhe thjeshtë se mjafton të jesh mbi 18 vjeç dhe pa ndonjë kriter tjetër më specifik mbi formimin akademik apo eksperiencat profesionale dhe mund të jesh pjesë e listave të partive politike.

Pra, çdo shtetas i Shqipërisë në moshë madhore, domethënë mbi 18 vjeç dhe le të themi, duke parafrazuar këto dy nene, me një dëshmi penale të pastër, mund të propozoje emrin e tij për t’u zgjedhur si përfaqësues i popullit në Parlament.

Sado e habitshme te duket, është e vërtetë. Dhe kjo është mënyra edhe si funksionon procedurialisht edhe në vendet e Bashkimit Europian apo në vende të tjera të zhvilluara.

Por atëherë, në këto rrethana, si shpjegohet volumi i deputetëve në vendin tonë me diploma fiktive? A e dinë ata vallë se një diplomë universitare nuk është kriter për të pasur një karrige në Kuvend?

Historia e një realiteti parlamentar në Shqipëri nuk është e vjetër. Por edhe pse në pak dekada, ndryshimet dhe transformimi që ka pësuar Parlamenti shqiptar kanë qenë befasuese shumë herë dhe të dhimbshme shumë herë të tjera. Nga një parlament i mbushur me akademikë ne fillimet e demokracisë gjendemi sot me Parlamentin e deputetëve të heshtur.

“Pas viteve ‘90 parlamentet e para përbëheshin kryesisht nga profesorët që kanë pasur një nivel shumë të lartë, kjo do të thotë që gjithmonë ne jemi i atij modeli që sigurisht deputet do jetë ai i cili përfaqëson shtresën më intelektuale të popullsisë. Çfarë ndodhi me ne? Pra a mundet që ne të vazhdonim të ishim në atë nivel? A do më pëlqente mua si qytetare dhe si shtetase e këtij vëndi që të kisha në parlament profesorët? Po. Por pyetjen po ma bën Kristi sot pra në nivelin që jemi dhe në këtë nivel deputetësh që ne kemi. Vazhduam me profesorët por çfarë na ndodhi? Në momentin që një vend kërkon që të bëj një ligj qe ne themi ligji për dekriminalizimin që në fakt ai është ligji i vitit 2015 që ka të bëje ligji ka të bëjë me pastërtinë e figurës së zyrtarit të zgjedhur apo të emëruar në funksionet publike. Kjo do të thotë që aty është një nevojë imendiate që ne nuk kemi problematikë të njerëzve të pa arsimuar dhe të pa diplomuar por kemi problematik të njerëzve të korruptuar dhe me rekorde kriminale. Është shumë luks të flasësh për arsimimin ose bëhet fjalë për çështje të tilla që ti nuk duhet ti mendosh tek një deputet” tha pedagogia e drejtësisë, Enkeleda Olldashi.

Problemi është produktiviteti që ai jep për parlamentin në qoftë se ai pretendon se ka këtë shkallë formimi ai duhet të jetë ose ajo për të qenë më aktiv në parlament dhe në qoftë se disa e ndjejnë që nuk e kanë atë shkallë formimi përgjithësisht  ato janë njerëzit që flasin më pak në parlament…mjafton që njohurinë ta kesh të të ndihmojë për suksesin jo ta kesh si medaljon”,tha ish ministri i Financave Arben Malaj, për gazetaren Kristi Gongo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA