EMRI/ Vrasja e të riut në Tiranë, policia njoftim zyrtar: Ishin në dy makina, jemi në ndjekje të autorëve

31/03/2024 22:45

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Shkozës në Tiranë, ku një 18-vjeçar ka humbur jetën pasi është plagosur me thikë. Ai është identifikuar si Aureljo Dervishi, i cili për fat të keq ka ndërruar jetë rrugës për spital.

“Më datë 31.03.2024, rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës shtetasi A. D., 18 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në spital”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA