Zbardhet vendimi i “galaktikëve” për zëvendësuesin e Ancelottit

30/03/2024 16:16
Perez, Ancelotti

Pasi riktheu skuadrën në majat e futbollit europian duke fituar Champions League sërish, Real Madrid duket se ka zgjedhur personin që do të zëvendësojë trajnerin Carlo Ancelotti në verën e vitit 2025.

Sipas medias spanjolle Relevo, favoriti kryesor për të zëvendësuar Ancelottin, është Xabi Alonso trajneri aktual i Bayern Leverkulsen.

Ky i fundit, njoftoi dje se do të vijojë të qëndrojë në Bayern Leverkulsen sezonin e ardhshëm duke mos pranuar ofertën për të drejtuar Bayern Munich apo Liverpoolin.

Alonso njoftoi të premten se do të qëndrojë në Bayer Leverkusen sezonin e ardhshëm, duke përjashtuar veten nga stoli i Bayern Munich dhe Liverpool që nuk do të kenë trajner në fund të sezonit.

Bayerni dhe Liverpooli nuk kanë një trajner që do t’i drejtojë sezonin e ardhshëm pasi Thomas Tuchel dhe Jurgen Klopp largohen në fund të sezonit, ndërsa Reali nuk do të jenë në një kërkim të trajnerit deri kur Alonso të bëhet i disponueshëm në 2025.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA