![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/fefafe41-4e49-4168-8a9a-7e93463851ab_w1023_r1_s_hd-800x450.jpg)
Pengmarrja në një klub nate holandez duket se ka përfunduar pasi autori i dyshuar u kap nga policia.
I armatosur me armë dhe eksplozivë, ai mori peng disa persona në Holandë këtë të shtunë. Tre pengje, që besohet se ishin punonjës të klubit të natës u shpëtuan nga efektivët rreth një orë më parë.
Oficerët e armatosur rëndë, mes tyre dhe një negociator, rrethuan një pjesë të qytetit të Ede dhe u kërkuan njerëzve të qëndrojnë larg nga zona. Rreth 150 shtëpi pranë lokalit u evakuuan.
Kryebashkiaku i qytetit Ede, Rene Verhulst, e quajti incidentin një “situatë të tmerrshme”, ndërsa theksoi se është pranë të prekurve dhe familjarëve të tyre.
Ende i paqartë mbetet motivi i pengmarrjes që tmerroi qytetin holandez, por sipas autoriteteve nuk ka të dhëna për terrorizëm.
Top Channel