Ministrja Balluku në Klos: Mbështetje për bashkimin e fermerëve, më e lehtë që të aksesojnë paketën e subvencioneve

30/03/2024 18:45

Në fshatin Suç të bashkisë Klos një grup fermerësh janë bashkuar për ngritjen e një sipërfaqeje me vreshtari. Me mbështetjen edhe të Dioqezës Rrëshen fermerët kanë kultivuar një sipërfaqe prej afro 4 hektarësh me vreshtari.

Fermerët kanë përzgjedhur për të kultivuar një varietet i cili i përshtatet terrenit të zonës, ndërsa synohet që të zgjerohet sipërfaqja e mbjellë, ku përfshihet edhe ndërtimi i një kantine vere.

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, së bashku me Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj dhe Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro vizituan investimin e realizuar ku biseduan edhe me fermerët të cilët kanë marrë këtë iniciativë.

Bashkimi i fermerëve është një shembull i mirë pasi krijon mundësi që jo vetëm të zgjerojnë sipërfaqet e mbjella, por të ulin edhe kostot, si dhe krijon akses për të tërhequr më tepër paketa mbështetëse.

“Këtu kemi një SHBB, ajo që ne mundohemi ta promovojmë dhe mundohemi të themi që nëse ju krijoni këtë SHBB do jetë shumë më lehtë që të keni akses në paketat e subvencioneve”, tha Balluku.

Duke shprehur mbështetjen për të gjitha këto inciativa, Zëvendëskryeministrja bëri të ditur se “Qeveria shqiptare është duke punuar për të zgjidhur një herë e mirë problematikën e pronësisë së tokës bujqësore që ju bënë pastaj të mundshme edhe të gjitha subvencionet dhe mbështetjet financiare”.

“Bashkimi i fermerëve krijon mundësi edhe për automatizimin e proceseve, bëri të ditur ministrja Denaj, duke shtuar se në skemën e subvencioneve SHBB-të kanë mundësi të përfitojnë mbështetje të plotë financiare. “Duhet të mendojmë në masë dhe shkallë të madhe që fillojmë dhe të investojmë për automatizimin”, tha Denaj.

Zhvillimi i bujqësisë, por edhe peisazhi që ofron zona, shton mundësitë që kjo pikë të kthhet edhe në një destinacion për viztorët. “Dikur bujku apo blektori ishte prodhues. Ideja është që të prodhosh për ta ofruar edhe si ofrtë turistike. Ky është sekreti, kjo është edhe e ardhmja”, u shpreh Kumbaro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA