24/11 21:11
Bayern Leverkusen ka fituar sërish në Bundesligë duke vazhduar kështu të jetë e vetmja skuadër pa humbje në të gjitha garat deri më tani.
Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso, arriti të fitonte me përmbysje ndaj Hoffenheimit.
Ndeshja që u zhvillua në |Bay Arena”, përfundoi me rezultatin 2:1, me Leverkusen që e siguroi fitoren vetëm në fundin e ndeshjes.
Fillimisht Hoffenhemi kaloi në epërsi me golin e Maximilian Beier (33′), ndërsa vendasit përmbysen gjithçka me golat e Robert Andrich (88′) dhe Patrik Shick (90+1′).
Futbollisti shqiptar Granit Xhaka ishte titullar dhe i pazëvendësueshëm për tërë ndeshjen.
Deri më tani, Leverkuseni ka 73 pikë në krye të tabelës me 13 pikë më shumë se Bayern Munich.
Top Channel