Mesfushori i Romës, Bryan Cristante është rikthyer të flasë për shkarkimin e Jose Mourinhos nga pankina e verdhekuqve në janar të këtij viti, duke hedhur poshtë me forcë spekulimet se senatorët ishin kundër portugezit.
Cristante zbuloi se i gjithë grupi mësoi për shkarkimin e Mourinhos vetëm mëngjesin e ditës që vendimi iu komunikua edhe portugezit, teksa mohoi edhe të ketë pasur konsultime me pronarët e klubit.
“Nuk ka pasur asnjë klan anti-Mourinho te Roma. Janë të gjitha të pavërteta. Ne mësuam për shkarkimin e tij vetëm mëngjesin e ditës që klubi ia komunikoi zyrtarisht edhe vetë Mourinhos. Nuk ka pasur asnjë konsultim me senatorët më parë dhe ishte një vendim i befasishëm edhe për ne. Natyrisht disa gjëra nuk po shkonin mirë dhe në situata të tilla, ai që paguan i pari është trajneri, ndonëse nuk ishte ai fajtori”, u shpreh Cristante.
Mesfushori italian foli me superlativa edhe për punën që po bën trajneri aktual i Romës, Daniele De Rossi, që ka rikthyer skuadrën në shinat e duhura dhe po lufton për një vend në zonën Champions./ Super Sport
Top Channel