“Shkodra ka hyrë në një fazë të re”, Rama flet për projektet në qytet: Është fillimi i një transformimi që nisi 30 vjet me vonesë!
10/02 13:22
Në Elbasan, ka nisur puna për të bërë të aksesueshme Kalanë e Menglit, për ti shtuar kështu zonës një tjetër atraksion turistik dhe kulturor.
Kalaja e Menglit është një fortifikim i hapur i periudhës ilire, të cilën më pas romakët e kthyen në një fortifikim të mirëfilltë ushtarak. Ajo ndodhet në një kodër me lartësi dominuese, 4 kilometër në lindje të Elbasanit.
Do të jenë historianët dhe arkeologët, ata që do të punojnë për vënien në dispozicion të turistëve, informacionin e nevojshëm në lidhje me këtë kala, ndërkohë, veç vlerave historike, pozicioni i kalasë së Menglit ofron një pamje fantastike të Elbasanit dhe Luginës së lumit Shkumbin.
Top Channel