25/11 16:26
Juventus nuk po arrin të reagojë në këtë kampionat të Serie A teksa mbrëmjen e sotme humbi përballë Lazios në ndeshjen e katërt radhazi pa fitore.
Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri humbi me rezultatin 1:0 në stadiumin “Olimpico” të Lazios.
Golin e vetëm që siguroi tre pikët për Lazion, e shënoi në fundin e ndeshjes, Adam Marusic (90+3′).
Pas kësaj fitoreje, kryeqytetasit renditen në pozitën e shtatë me 46 pikë. Ndërsa Juventus renditet në vendin e tretë me 59 pikë.
Top Channel