Peshëngritja shqiptare niset mbrëmjen e sotme drejt një misioni mjaft të vështirë, të tentojë të kualifikojë një nga dy sportistët më të mirë të historisë së këtij sporti, për olimpiadën e fundit të karrierës së tyre.
Briken Calja dhe Erkand Qerimaj për herë të parë do të garojnë ballë përballë me njëri tjetrin për të tentuar kualifikimin për një vend të vetëm për Paris 2024, pasi nga një shtet lejohet vetëm një peshëngritës në një nga 5 peshat olimpike, Calja dhe Qerimaj janë të dy në kategorinë deri në 73 kg. Por nëse Erkand Qerimaj do të tentojë të pamundurën, Briken Calja konsiderohet më pranë kualifikimit dhe në peshën e tij, atë të kategorisë deri në 73 kg.
Sa presion ka kampioni I botës që humbi medaljen olimpike një edicion më parë për 1 kg, që do të provojë në këtë shans të fundit, për t’u kualifikuar në olimpiadën e fundit.
Megjithatë diçka ka ndryshuar në prag të këtij Botërori dhe këtë e tregon vetë presidenti i FSHP.
Briken Calja për herë të parë në karrierë në këtë botëror ka zbritur në Baterinë B për të tentuar nga prapavija kualifikimin me deklarimin prej 340 kg, ndërsa Erkand Qerimaj në Baterinë C me një deklarim prej 330 kg për dygarëshin. Gara e dy peshëngritësve shqiptarë do të jetë më 4 prill.
Top Channel